Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në Shtëpinë e Bardhë.
“Duke njohur lidhjet e gjata midis Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mbi mënyrat sesi mund të thellojnë bashkëpunimin në një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Kritikët, megjithatë, besojnë se Orban nuk duhet të mirëpritet në Uashington. “Kryeministri i Hungarisë nuk i përket Zyrës Ovale”, shkruan Rob Berschinski i të Drejtave të Njeriut.
Një shqetësim i veçantë janë lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis Hungarisë, një vendi anëtar të NATO-s – dhe Rusisë. Në një letër, disa ligjvënës demokratë gjithashtu kërkuan që Trump të shtyjë takimin derisa Orban ta kthejë vendin e tij në rrugën e demokracisë dhe respektit për të drejtat e njeriut.
Kur u pyetën nëse të drejtat e njeriut dhe liritë e shtypit do të diskutoheshin në bisedimet Trump-Orban, një zyrtar i lartë i administratës amerikane, e kundërshtoi këtë fakt.
“Qëllimi i këtij takimi është përforcimi i marrëdhënieve strategjike midis aleatëve,” është shprehur ai. (Tema)