Një pjesmarrje e madhe e forcave ushtarake kanë qënë të pranishëm në ceremoninë e homazheve të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj.
Përveç familjarëve dhe trupave ushtarake për ti dhënë lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve kanë shkuar edhe figura të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Nga politikanët e pranishëm kanë qënë: Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka lënë edhe një shënim për të ndjerën; Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila e veshur me të zeza dhe me një shirit të zi në krahë ka lënë një shënim të gjatë në nder të Zarife Hasanajt.
Gjithashtu në ceremoninë e homazheve ka qënë i pranishëm Presidenti i vendit , Ili Meta, Gjenerali brigades, Bardhyl Kollçaku, deputeti Taulant Balla. Nga ana e opozitës deri më tani kanë kryer homazhe kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar me kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mëziu.
“Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO”- ka thene Meta, duke shprehur mbeshtejen per familjen Hasanaj ne keto momente shume te veshtira.
Pas ceremonise trupi do te levize sipas ceremonialit ushtarak pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” per tu derguar me pas te prehet prane deshmoreve te FA, prane monumentit “Nene Shqiperi”.