Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se një mosmarrëveshje e zgjatur tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është një kërcënim për rritjen ekonomike globale.
“Ne shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë në këto diskutime”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, ndërsa SHBA-ja dhe Kina u takuan sot në Uashington për bisedimet tregtare me një përfundim të paqartë.
“Të gjithë do të kemi humbje në rast të një konflikti të zgjatur”, shtoi ai.
Institucioni i Uashingtonit ka paralajmëruar për muaj me radhë se një konflikt i vazhdueshëm midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës rrezikon të nxjerrë nga shinat rritjen ekonomike globale.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së paralajmëroi të hënën se tensionet tregtare mes dy gjigantëve ekonomike rrezikonin ekonominë botërore, pasi shtoi se kjo e fundit ndodhej në një moment delikat.
/a.rada