Kryeministri grek, Aleksis Cipras njoftoi sot një ulje të taksave për produktet ushqimore dhe energjinë si dhe blerjen e një pjese të borxhit grek në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) me afrimin e datës së zgjedhjeve.
”Këto masa synojnë që grekët të ndiejnë sa më shpejt të jetë e mundur rimëkëmbjen e ekonomisë’’, pohoi Cipras në një konferencë shtypi.
”Kursimet e bëra nga qeveria e majtë e Aleksis Cipras dhe një situatë më e mirë ekonomike sesa ajo që pritej do ti mundësojnë Greqisë që të paguajë 3,6 miliardë euro të kredive të shtrenjta të FMN-së përpara afatit’’, shtoi ai.
Në fund të prillit, Athina dërgoi një kërkesë në Mekanizmin Europian të Stabilitetit (MES) për të hapur dritën jeshile në mënyrë që të mund të blinte një pjesë të borxhit të saj në institucionin ndërkombëtar. Ky veprim synon t’i shmangë Greqisë normën e lartë të kredisë së FMN-së (mbi 5%), në varësi të luhatjeve dhe do të ndikojë në lehtësimin e borxhit publik të vendit që arrin 180% të PBB-së.
/a.rada