Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë sot në prangat e policisë. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës se Re. Mësohet, ndër të tjera se Balliut i është komunikuar masa e arrestit në Komisariatin nr 6. Nderkohe janë lënë të lirë nga Policia, tre banorë që u konfrontuan me uniformat blu dhe bllokuan rrugën mesditën e sotme në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për Gazmed Kokën, Arben Qyranin dhe Muharrem Rexhën.
Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqëruamë herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues te Unaza e Re në Tiranë. Banorët bllokuan rrugën, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.
/a.meta