Emrat më të mëdhenj të modës dhe Hollivudit kanë dhënë një spektakël të vërtetë në Met Gala të hënën mbrëma me interpretime të egra dhe herë pas here me thënë të drejtën edhe qesharake.
Personazhi i Reality TV Kim Kardashian, reperi Cardi B, këngëtarja Katy Perry dhe ylli super-fitues i çmimit Oscar, Lady Gaga, ishin ndër ata që konkurronin të ishin mbretëresha e ‘kampit’ të natës.
Kim tregoi figurën e saj të famshme në një korse të hapur, Cardi B arriti të veshur me një duvet gjigant, ndërsa Katy u transformua në një llambadar të gjallë dhe Lady Gaga bëri një ngërç të stripeve me katër kostume.
Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2019
Kur do të zhvillohet?
Met Gala gjithmonë zhvillohet të hënën e parë të muajit Maj. Kësaj radhe i takon më datë 6 maj.
Cila është tema?
“Camp: Notes on Fashion”. Çfarë është Camp? Pyetje e mirë. Camp i referohet esesë së shkrimtares amerikane Susan Sontag të vitit 1964, e titulluar “Shënime mbi Kampin”. Thelbi qëndron tek dashuria për të çuditshmen, artificialen dhe ekzagjerimin.
Organizatorët?
Drejtori artistik i Gucc-it, Alessandro Michele, Harry Styles, Lady Gaga, Serena Williams dhe si çdo vit tjetër Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.
Pjesëmarrësit?
Pritet që Ryan Reynolds dhe Blake Lively të jenë të pranishëm; Nick Jonas dhe Priyanka Chopra gjithashtu. Dizajnerët e famshëm si Tom Ford, Donatella Versace dhe Clare Waight Keller nuk do të mungojnë.
Pra, çfarë do të veshin të ftuarit?
Tema duket se mishëron me zë të lartë, modën në lidhje me artin, kulturën pop apo edhe politikën
A mund ta blini edhe ju një biletë?
Sipas Cosmopolitan, biletat këtë vit kanë një çmim prej 35.000 mijë dollarësh ndërsa rezervimi i një tavoline kushton nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.
Besoj se jemi të të njëjtit mendim, ky event të shijon më shumë nga televizori….
g.kosovari