Finalja e tretë e Superligës së basketbollit në Rusi mes Spartak St. Petersburg dhe Samara u zhvillua ditën e diel, por vëmendjen më të madhe nuk e mori sfida në fushë nga sportistët, por nga spektakli i programuar para fillimit të ndeshjes.
Një grup balerinash zbritën në fushë duke realizuar një koreografi kërcimi, mirëpo “veshja” e tyre ishte jo e përshtatshme për një ngjarje sportive, ku tifozët janë ankuar për këtë që panë në sy të fëmijëve të tyre.
Plot 9 balerina kërcyen në fushë dhe prindërit që kishin shkuar në stadium me fëmijë, iu desh të iu bllokonin pamjen fëmijëve dhe u ankuan duke thënë: “Organizatorët duhet të kishin vendosur shenjën +18 për këtë finale”, tha një tifoz para medieve.
“Kjo ishte një striptizë e vërtetë, është e papranueshme në vende publike, përfshirë arenat sportive. Kjo është një ndeshje basketbolli jo një lokal me balerina”, tha një tjetër.
“Shoku im e pëlqeu shfaqjen, por vajza ime jo. Nuk duhet ta kisha marrë atë me vete”, tha një prind i shqetësuar.
Ndeshja përfundoi 66-59 për Samara, që arriti të fitojë finalen e dytë në rrugën drejt titullit kampion.
/telesport