Ka përfunduar pas disa orësh aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar dhe shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri.
Raportohet se tetë prej personave të ndaluar, mes të cilëve sipas burimeve për News24 është edhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, janë shoqëruar drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë. Të ndaluarit janë persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
Aksioni i FNSH në Sarandë vjen vetëm dy ditë pas super-aksionit në Komunën e Parisit, në Tiranë, ku u arrestua një person me rrezikshmëri të lartë. Në pranga ra shtetasi Barush Bregu, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjet kriminale në Shkodër.
Pesë prej të ndaluarve janë: Florenc Llanaj; Adrian Xhibro; Edvin Xhibro; Mikel Jorgji; Armando Zholi.
/a.r