Së paku katër vetë kanë vdekur gjatë dy ditëve të protestave në Venezuelë, pasi kreu i opozitës Juan Guaido bëri thirrje për një kryengritje ushtarake, tha një grup i të drejtave të njeriut.
Dy persona të cilët u qëlluan në qytetin La Victoria dhe dy të tjerë në kryeqytetin Caracas, sipas Observatorit Venezuelas të Konfliktit Social.
Gjithashtu, rreth 230 të tjerë janë raportuar të plagosur dhe 205 janë arrestuar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.
Por, sipas mediave të huaja, këto zhvillime nuk kanë e kanë lëvizur nga pozicioni i tij presidentin Nikolas Maduro, i cili u ka bërë thirrje të enjten forcave të armatosura që të kundërshtojnë “çdo komplot për grusht shteti” pas një kryengritje të dështuar ushtarake nga forcat që mbështetin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido.
“Po, ne jemi në luftime, mbajmë moralin e lartë në këtë luftë për të çarmatosur çdo komplot për grusht shteti”, citohet të ketë thënë Maduro në një ngjarje televizive me komandën e lartë ushtarake në të cilën u shfaq i rrethuar nga ushtarë.
Ushtria duhet të jetë e përgatitur për të luftuar “tradhtarët”, shtoi ai, duke akuzuar kundërshtarët për përpjekje për të provokuar gjakderdhjen në Karakas, si pjesë e tentimit të Guaidos për të marrë pushtetin.
g.kosovari