Një prezantues radioje e BBC ka vdekur pasi u godit nga një tren. Gazetari Kelly Jobanputra, 39 vjeç, nga Swindon, Wiltshire, u largua nga shtëpia të premten pasdite për të shkuar në dyqane por nuk u kthye kurrë.
Ajo vdiq pasi u godit nga treni i linjës midis Swindon dhe Didcot Parkway rreth orës 15:00.
Ka qenë familja e saj e cila ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e vajzës së tyre. Me lot në sy atë kanë treguar se kjo është një tragjedi tjetër shumë e rëndë në familjen e tyre. Para 15 vitesh ata kanë humbur djalin, vëllai i Kelly, Corrie Stooke. Vdekje e tij ka qenë në rrethanë misterioze.
Të gjitha linjat midis dy stacioneve u mbyllën për disa orë.
/a.rada