Nga ajo që ndodhi në Samitin e Berlinit, tek ndryshimet e forta për Kodin Penal. Këto ishin dy prej temave të forta që kryeministri Rama ndau me shqiptarët që e ndoqën live në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, në prani edhe të kabinetit qeveritar.
LSA ka fiksuar momentet e daljes së deputeteve, Ramës dhe disa prej ministrave nga kjo mbledhje.
Sikundër mund ta shihni në fotot më poshtë, Rama ka preferuar të dalë i vetëm, teksa i ka hipur makinës që e priste poshtë shkallëve.
Më tej, numri dy i qeverisë, Brace është fotografuar duke u përqafuar me ish ministren Eglantina Gjermeni.
g.kosovari