Detaje të reja kanë dalë sot nga mbledhja me dyer të mbylla të Grupit Parlamentar Socialist.
Mësohet se kryeministri Edi Rama u ka dhënë detyrë drejtuesve të PS në qarqe që të përzgjedhin kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
“Kandidatët duhet të vendosen sikur opozita do të futet në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuoni në vendosje të kandidatëve të partive të tjera” – mësohet të jetë shprehur Rama.
Ndërkohë që në mbledhje është vendosur edhe data e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ajo do të zhvillohet më 10 Maj, ndërsa tre ditë më vonë Rama do të komunikojë për publikun emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit.
Më 13 Maj pritet që të bëhen publikë emrat e 61 garuesve në emër të mazhorancës.
Gjatë mbledhjes së sotme, Kryeministri foli për herë të parë me detaje në lidhje me ndryshimet që pritet të pësojë Kodi Penal.
/javanews/a.rada