Një seri fotografish të marra në lagjet e varfra të Lagos-it në Nigeri, tregojnë fytyrat e punëtoreve të seksit që jetojnë në kushte të vështira.
Fotografitë janë marrë nga fotografi Ton Koeneon në një lagje të quajtura “Badia” në Lagos.
Aktualisht ka rreth 1.2 milion njerëz në Lagos, qyteti më i madh i Nigerisë, që jetojnë me HIV.
“Nëse arrini me makinë, mund ta ndjeni erën e virusit HIV jashtë”, tregon fotografi që t’i ketë thënë një shofer taksie.
Në Badia, punëtoret e seksit deri në moshën 14 vjeçare, duke u përpjekur të fitojnë para për të mbijetuar, argëtojnë rreth pesë klientë në ditë.