“PD ka frikën se Bindja Demokratike shumë shpejt do i zërë vendin PD dhe do bëhet shumë më e madhe”. Është kjo deklarata që bëri në studion e ABC News Fabian Topollaj, pas kundërshtive dhe regjistrimit të kësaj force politike në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
Juli Xhokaxhi: Po pretendoni anëtarësinë e PD?
Topollaj: Jo, jo vetëm anëtarësinë e PD. Fakti që PD po del jashtë zgjedhjeve dhe nuk po garon dhe do ta mbajë monopolin e të qënit opozitë, duke mos lejuar të tjerët të garojnë. Është mungesë force për t’u ëprballur dhe garuar.
PD nëse do të ruajë pozitën e saj, të futet në zgjedhje dhe të tregojë forcën e saj.
Sipas tij PD nuk legjitimohet, se nuk ka interes, sepse ajo ka dalë jashtë dhe ka deklaruar bojkotin
“PD nuk legjitimohet, nuk ka interes se ajo ka dalë jashtë dhe ka deklaruar bojkotin, ajo duhet të hyjë në zgjedhje dhe pastaj të shprehet”.
Topollaj tha se Bindja Demokratike do të ketë kandidatura në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa pretendon rezultat spektakolar.