Kryeministri ka prezantuar kandidatin e ri per kryetar bashkie ne qytetin e Elbasanit. Gledian Llatja, ne fakt ka qene prefekt ne kete qark dhe nje figure e vleresuar nga Socialistet
Kurse Takimin me qytetarët, Rama e nisi me një kundërpërgjigje për ata simpatizantë dhe ish-deputet që i bllokuan rrugën në Bradashesh.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Takimin me qytetarët, Rama e nisi me një kundërpërgjigje për ata simpatizantë dhe ish-deputet që i bllokuan rrugën në Bradashesh.
“Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe sa e sigurt është kjo që po ju them. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time. Të jemi të sigurt se gjithçka që kemi bërë në Elbasan nuk do ishte e mbundur pa Qazim Sejdinin, dhe Sejdini s’mund të bënte dot pa ne. 12 vite në krye, 6 me Salin dhe 6 me PS. Nëse e shikoni, raporti është 10 më shumë se 6 vitet e para. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara”, tha Rama.
“Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patën, e kemi akoma, por në grahmat e fundit kur shfaqet ne pellgun me llum atyre rruga me 50 deputete e pijanecë që bllokojnë rrugën, shtyhen me policinë e kujtojnë se duke bërë shfaqje rrugacërie, do transformojnë transformimin e Elbasanit e cdo qyteti apo zone tjetër. Si mundet në 2019 një parti politike që pretendo të qeverisë vendit të bllokojë mijëra qytetarë që duan të lëvizin e të pretendojë se me këtë po lufton për demokraci, kush i ha këto. Sa i dehur duhet të jesh për të shkuar pas këtij berihaji, pas këtyre njerëzve që si ish deputetë të Elbasanit kanë detyrim për tu dhënë llogari se i dhanë votën”– tha Rama.
Më tej, nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi si ish deputete e zonës.
“Keni fallxhoren deputete, e kishit se nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta cojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën. Këtu ja ardh profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tashi u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori. A e kuptoni se ku ka shku muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë tu themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje”- tha ai.