NUk mbaron rrjedhja në kampin opozitar. Eshte rradha e Aleatit te Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokracia e Re Europiane, Koçi Tahiri qe ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Koçi Tahiri në zgjedhjet e shkuara ka kandiduar në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, por ai ishte në vendet ‘humbëse’.
Kreu i PDRE, ishte kandidat me numrin 14 në Korçë, ndërkohë nga djegia e mandateve Koçi Tahirit do t’i mundësohet që të hyjë në Parlament si pjesë e ‘opozitës së re’.
Ish-aleati i PD-së, është me arsim të lartë dhe me profesion Agronom. Ai është 70 vjeç dhe për herë të parë pritet të futet në Parlament. (Panorama)