Tani që sezoni është afër fundit, kanë filluar të publikohen fanellat e reja të klubeve për sezonin e ardhshëm. Kësaj liste tani iu shtua edhe Juventusi, që ka nxitur një debat të madh në rrjete sociale me fanellat e reja.
Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, të cilat ende s’janë konfirmuar nga Juventusi, Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij i kanë dhënë fund traditës 116-vjeçare me vijat bardhë e zi..
Për herë të parë që nga viti 1903, fanella e parë e Juventusit nuk do të jetë me vijat si të zebrës.
Edhe pjesa e pasme e fanellës duket mjaft interesante, pasi një katror i madh i zi e mbulon pjesën e bardhe të fanellës, në mënyrë që emrat dhe numri i fanellës së lojtarëve të jenë të vërejtshëm.
Edhe Ronaldo – për të cilën ishte spekuluar se mund të largohet pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve – pritet ta ketë mundësinë ta dëshmojë veten në këtë fanellë, pasi që ai ka deklaruar se do të jetë në Juventus sezonin e ardhshëm.
g.kosovari