Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të tjera të mundshme në vend, pas atyre të pashkëve, pasi sipas hetuesve mund të ketë eksplozive të tjerë në qarkullim. Kryeministri ka shtuar që mund të ketë lidhje mes atentatorëve dhe ISIS. Bilanci i viktima është rritur me të paktën 359 të vdekur, mes të cilëve 45 fëmijë.
ISIS SHPËNDAN FOTON E SHEFIT TË KAMIKAZIT
ISIS ka shpërndarë foton e burrit që pretendohet të jetë personi që udhëhoqi sulmin terrorist të Pashkëve. Në një komunikatë të shpërndarë nga agjensia e Amaq, Shteti Islamik tregon se ku është vendosur secili kamiz dhe tregon emrin e betejës së secilit pa specifikuar nacionalitetin.
NJË PREJ SULMUESVE NË SRI LANKA KISHTE STUDIUAR NË BRITANI DHE AUSTRALI
Një prej sulmuesve me bomba në Sri Lankë që ndodhën në ditën e Pashkëve, kishte studiuar në Britani të Madhe. Zëvendësministri i Mbrojtjes së tha që një prej sulmuesve ka studiuar në Britani të Madhe, si dhe kishte qenë pjesë e një trajnimi në Australi.
Kjo deklaratë erdhi pasi që numri i të vdekurve shkoi në 359 të mërkurën, ndërsa ka më shumë se 500 të plagosur. Autoritetet e sigurisë kanë identifikuar tetë nga nëntë sulmuesit, njëra prej të cilëve ka qenë femër. Shumica e sulmuesve thuhet të kenë kryer shkollimin e lartë.
GRUAJA E NJË KAMIKAZI SHPËRTHEN SË BASHKU ME 2 FËMIJËT
Episodi i gjakut është stërgjatur në ditën e 22 prillit, kur gruaja dhe 2 fëmijët e një kamikazi kanë vdekur duke shpërthyer, para arritjes së policisë. Të afërmit kanë identifikuar kamikazin në hotelin e Shangri-la, bëhet fjalë për Insan Seelawan, i cili banonte në Dematogoda. Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj për ta kontrolluar, gruaja hodhi veten ne erë së bashku me 2 fëmijët, sipas asaj që raporton policia në Newsirst. Edhe vëllai i dyshuar si kamikaz, të cilin policia ka tentuar ta arrestojë, ka shpërthyer duke vrarë të paktën 3 agjentë.
g.kosovari