Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenski.
Duke e ftuar në Berlin për një vizitë zyrtare, Merkel i tha presidentit ukrainas se “vota popullore i jep një mandat të fuqishëm”.
Kancelarja, që kishte takuar kohët e fundit presidentin në ikje, Petro Poroshenko, theksoi se “do mbështesë aktivisht reformimin e Ukrainës dhe të drejtën e vendit për integritet territorial”.
/a.rada