Pas arrestimit të Elton Piklit, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.
Përmes Twitter, Sandër Lleshaj shpreh mirënjohje për punën e Policisë dhe Prokurorisë, ndërsa shprehet se goditja ndaj grupit të grabitësve vazhdon.
“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!” – shkruan ministri i Punëve të Brendshme.
Më herët, po përmes Twitter, kryeministri Edi Rama u shpreh se:
“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”.
32-vjeçari Elton Pikli u kap sot si i dyshuari i pestë për ngjarjen e 9 Prillit. Mësohet se Pikli është banor i Krujës dhe me profesion kasap, ndërsa autoritetet besojnë se ai ka pasur rol aktiv në grabitjen e parave tek aeroporti “Nënë Tereza”
/javanews/a.rada