Rrjeti social, Facebook u ka vënë ndalesë një varg individëve dhe organizatave të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe, duke thënë se po ato kanë “shpërndarë urrjetje”.
Kjo ndalesë vlen për Partinë Kombëtare Britanike, Nick Grissin, Ligën Angleze të Mbrojtjes dhe Frontin Kombëtar.
Në këtë listë është përfshirë edhe partia politike, Britania e Para, e cila ka qenë praparakisht e bllokuar, mirëpo me masën e re, asaj do t’i ndalohet marrja e ndonjë ndihme nga kompanitë amerikane.
Në një deklaratë të këtij rrjeti social, është thënë se masa është marrë pasi personat e përfshirë kanë prezantuar “mision të dhunshëm dhe me bazë të urrejtjes”.
“Individët dhe organizatat që shpërndajnë urrjejte, sulme apo bëjnë thirrje për ndasi në bazë të asaj që janë, nuk kanë vend në Facebook”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.
Ky hap vjen pak pasi Facebook ka njoftuar se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizimit të bardhë dhe separatizmit” në këtë aplikacion, si dhe në rrjetin tjetër social, Instagram. (BW)