Nga Ledi Shamku
Kam ndjekur zjarrin në Notre Dame dje pa i shkëputur sytë asnjë çast nga ekrani, derisa nisi ftohja e mureve dhe u dha lajmi se struktura mban.
Nuk kisha asnjë shtysë të mendoja saku Katdedralja luftonte me flakët si të ishte një qenie e gjallë, e madje nuk më vjen turp të them se nuk isha fort e shqetësuar a ka të lënduar.
Tek e fundit nga kjo botë ne ikim ajo mbetet dhe mbetet për ne e për cfarë lemë pas.
Si mbërriti lajmi i mirë, aty nga mesnata kur mendja u lirua nga alarmi, mendimet erdhë vetë, si t’u kish hapur dikush shtrrakun e gardhit.
Mendimet kuptohet janë krahasuese dhe krahasimet ta merr mendja bëhen me veten. Sheh diçka ndryshe mes gjindjes atje e gjindjes këtu (në një situatë hipotetike të ngjashme):
1.Besimi: Njerëzit, pa i organizuar kush nga jashtë, u mblodhën dhe vendosën t’i luteshin Zojës të bënte edhe Ajo “të vetën” se njeriu i vetëm mund të mos ia dilte.
Dhe ky vërshim energjie erdhi sapo Ministria e Brendshme u shpreh se mund edhe të mos shpëtonte dot pa u shembur. “Trokit e ka me t’u çelë, kërko e ka me t’u dhënë”.
Nuk e di a do ta kisha parë në vendin tim këtë vlerë komunitare shpirtnore që vijon me besu te e mira, dhe e thërret të mirën edhe kur i thonë se ka gjasa me fitu e keqja.
2.Rendi: Askush nuk kërkoi dorëheqjen e askujt. Askush nuk rrahu gjoksin për lajmërimet e tij profetike të të pavëna vesh. Askush nuk “e dinte” fajtorin. Askush nuk hodhi asedhe një grimcë baltë a vrer mbi askënd.
Çdokush e të gjithë ishin të fokusuar te shpëtimi. Te e mira. Pasi shpëtoi, sigurisht do nisin hetimet e do kërkohen shkaqe e shkaktarë, por vetëm pasi shpëtoi. Sa pa shpëtuar ende, energjitë e gjithkujt, teknike dhe shpirtnore thërrisnin veç të mirën.
Kjo na ndan. Këtu dallojmë. Dhe dallojmë shumë! Po shumë! Na motivon e keqja. Na shtyn e na nxit e na lëviz e keqja. Jo gjithmonë por shumë shpesh.
Dhe e kam shpirtin copë për këtë. Nuk di si i bëhet, por i lutem Zojës Kshillit t’Mirë me na ndihmu me gjetë ekuilibrat. Sikurse i lutem edhe gjithsecilit ta mendojë dy herë para se t’zbrazë vrer…
Dita e mbarë! Javë t’Madhe t’mbarë!