Një zjarr ra gjatë ditës së sotme në katedralen emblematike të “Notre Dame” në Paris, që me shumë mundësi ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës, njoftuan zjarrfikësit.
Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ra në papafingo të katedrales, monumenti historik më i vizituar në Europë.
Sipas zëdhënësit të Notre Dame, zjarri ra rreth orës 16:50 GMT.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën”, shkruan në Twitter presidenti francez.
Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:
“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”