Policia italiane ka arrestuar një avokat në Itali, pasi akuzohet për trafik kokaine.
I arrestuari është 51-vjeçari Francesco Bizzarri, prangosja e të cilit u bë me urdhër të prokurorit publik, Benedetto Roberti.
Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet.
Gjatë muajve të fundit hetuesit kanë monitoruar lëvizjet ndërmjet Milanos dhe zonave të tjera.
Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve njerëz të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha kokaine.
Policia bën me dije se vlera e drogës është shumë e lartë, dhe për pasojë përjashtohet mundësia se përdorej vetëm nga avokati.
/a.rada