Ditën e sotme policia ka arrestuar 4 persona për vepra penale të ndryshme. Në pranga ka rënë K.K., 30 vjeç, banues në Fier, për shkak se u kap me pasaportë false. Ndërkohë P.D., 63 vjeç, banues në Vlorë u arrestua sepse u kap duke vjedhur bagëti të imta. K.L., 26 vjeç dhe H.B., 24 vjeç, banues në Sarandë, u arrestuan pasi drejtonin automjetin pa leje drejtimi. Policia njofton se materialet hetimore lidhur me këto vepra penale iu referuan Prokurorisë.
/a.meta