Autoritetit i Dosjeve ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila firmosi pastërtinë e figurës së prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Në një deklaratë për mediat, Autoriteti thotë se vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha), paraqitur në pikën 1a) të vendimit nr. 12 datë 22.01.2019.
Sipas Autoritetit të Dosjeve, gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 të AIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.
“Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që të jenë të besueshme për publikun” thotë Autoriteti duke shtuar se do të apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, i bindur se interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.
g.kosovari