Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o është shprehur se ishte pika kyçe e fitoreve të katalanasve, jo Lionel Messi.
I intervistuar për Bein Sport, kamerunasi tregoi një moment të bukur lidhur me ish trajnerin Pep Guardiola.
“ Në një moment në dhomat e zhveshjes, iu afrova Guardiolës dhe i thashë. Ti do të më kërkosh falje, sepse unë jam arsyeja që kjo skuadër po fiton, jo Messi”.
Eto’o përjetoi një vit stresues nën “tutelën” e Guardiolës, pavarësisht faktit që shënoi 30 gola në La Liga, duke fituar titullin e golashënuesit në kampionat.
38 vjeçari tha se nuk shkonte mirë me Guardiolën dhe se prania e Messit ja vështirësonte punën.
“Pep ka jetuar gjithë jetën në Barcelonë, por gjatë viteve të qëndrimit tim, ai nuk e kuptonte grupin. Ai e përqendroi të gjithë lojën tek Messi. Mund të pyesni Xavin dhe Iniestën. Isha unë numri 1”, përfundoi fjalën e tij Eto’o.
Në vitin e parë të Pep Guardiolës në drejtim të Barcelonës, katalanasit fituan gjithcka. Kampionatin, kupën e Spanjës si dhe triumfi në Champions League 2-0 ndaj Manchester United. Messi dhe Eto’o shënuan nga 1 gol secili.
g.kosovari