Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 19 vite bureg Dejvis Bitrajn dhe nga 12 vite burg Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën, në akuzë për vrasjen e të riut Marvi Mihalit.
Pas vendimit kanë shpërthyer në akuza të rënda prindërit e viktimës, duke thënë se sa të kenë jetë nuk do t’i ndahen drejtësisë dhe kanë mallkuar gjykatësit që një fat të tillë ta provojnë në fëmijët e tyre.
“Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen, kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të parë”- tha nëna e Marvi Mihalit.
Ndërkohë që për mediat ka folur edhe babai, Pavllo Mihali. “Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, ç’është kjo drejtësi”, tha ai.
g.kosovari