Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një fotoje në instagram, kritikëve që e konsideruan antikushtetues vendosjen e ushtrisë në Rinas, pas grabitjes të së martës.
Ai ka ironizuar Lulzim Bashën i cili tha se ndërhyrja e ushtrisë në aeroport është antikushtetuese, ndërsa i ka kujtuar Ilir Metës ‘historinë’ e juntës…
“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.
Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë.
Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotos nga forcat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.
/a.rada