Partizani ka harruar humbjen turpëruese ndaj Luftëtarit një javë më parë, duke mundur Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, me rezultatin 2-0.
Skënder Gega dhe të besuarit e tij arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme, për të ruajtur distancën e sigurisë me 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.
Egozn Belica ka kaluar Partizanin në avantazh në përballjen kundër Skënderbeut, që është luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranës.
Skuadra e Skënder Gegës ka realizuar pas një goditje këndi. Belica i ndodhur në zonë devijon sferën drejt rrjetës duke shënuar golin e avantazhit për të tijët.
Në pjesën e dytë Partizani shënon përsëri në minutën e 51` të takimit me Jasir Asanin. Ky i fundit shndërron në gol një penallti të fituar më nga Trashi.
Në minutën e 50`, Lorenc Trashi futet në zonën kundërshtare, teksa Kabba Smbou ndërhyn për ta ndalur. Arbitri jep penallti, ndërsa Asani dyfishon rezultatin për Partizanin.
Ndeshja ka qenë më e mirë për të kuqtë, të cilët kanë pasur gjatë gjithë kohës kontrollin e topit, duke mos lënë hapësirë për rivalin në asnjë moment.
Humbja e sotme e lë Skënderbeun në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Partizani kryeson me 57 pikë dhe marshon drejt fitores së titullit kampion.
/a.rada