Pas akuzave të opozitës në drejtim të bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz, në Kryeministri është zhvilluar një debat mes pedagogë dhe studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Erion Veliajt. Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu tha se në atë vend ku pritet që të ndërtohet shkolla, ishte parashikuar që të ndërtohej fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit, ndërsa kërkoi nga Veliaj pse nuk e pyeti për shkollën e re. Ndërkohë që Veliaj u shpreh se projekti ishte miratuar në vitin 2013 nga Jamarbër Malltezi.
Debati mes rektorit dhe Erion Veliajt
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Unë do të jem në orën 10:00 në prokurori pasi shteti se di që rektori nuk ka asnjë punë me paratë dhe tenderat. Aty do të ndërtohej Fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit. Ne nuk jemi gurë varri që të mos më pyesni, mua nuk më pyesni dot? Shkolla duhet të spostohet në një vend që të mos ketë hyrje direkte me portë e universitetit. Zhvendoseni shkollën, ejani dhe komunikoni dhe mos bëni një gjë që mund të bëhet shumë e keqe më vonë.
Erion Veliaj-rektorit: Unë të dëgjova, tani do rrish me respekt
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Nuk po iu themi se jeni kundër
Erion Veliaj replikon me një zonjë në sallë: Bërtit sa të duash, unë jam i kalitur, ti një hall ke të përzësh shkollën. Nuk e di pse nuk keni ftuar Jamarbër Malltezin. Në vitin 2006, ja kthen këtë pronë një privati. Ka 13 vite që e ka i biri i botës.
Ndërhyn rektori Bahri Musabelliu
Erion Veliaj: Mblidh veten dhe qetësohu se do të vij edhe aty. Kur të pini kafe nesër me Jamarbërin duhet t’ia thoni. Je mosha e babait tim, do të qetësohesh pak tani. Hajde të diskutojmë nga do të jetë hyrja. Juristët e UBT-së nuk shkuan kastile në seancën gjyqësore për pronën.
Bashkia e Tiranës është pronare e tokës dhe ka të drejtë ta zhvillojë pronën. Rektori i kam shkruar para pesë ditësh dhe nuk më ktheu përgjigje, të sfidoj, nxirre….Unë i përgjigjem cdo njeri për cdo gjë. Të gjithë ata që janë përfshirë te kompleksi i pallateve do i ndjek penalisht.
Në vitin 2013 Jamarbër Malltezi këtu e kishte përcaktuar shkollën, i la ndërtuesit të ndërtonte, por pati cipë dhe la pikërisht këtu vendin për shkollën. Pse gënjen tani?! Po kur ky Uldedaj mori tokën këtu u ngrit njeri? Jo! E kuptoj që rëndësi ka partia se mund të jetoni edhe në baltë. Ky vend është marrë peng nga një minorancë, por ka Zot, votues dhe njerëz që na ndjekin. Nëse gjykata iu jep të drejtë merreni. Meqë keni kampusin, ne bëjmë një rrugë në vete…
/a.meta