Françesko Toti është një legjendë e Serisë A. Ish-futbollisti i Romës i cili kaloi gjithë karrierën me verdhekuqtë e di mirë sa e vështirë është të triumfosh në Itali kur përballë është Juventusi. Pas shumë betejave në fushën e lojës, tashmë Toti ka një post drejtuesi pranë klubit të zemrës.
Në këtë formë, ish-kapiteni ka filluar të mendojë se si mund të përmisojë klubin kryeqytetas dhe ta kthejë në një skuadër pretendente. I ftuar për “Bein Sports”, Toti e ka pranuar se Roma e tij duhet të marrë shembull nga Juventusi, pasi bardhezinjtë kanë një skuadër dhe strukturë fituese, teksa shtoi se tashmë Zonja e Vjetër është një nga skuadrat më të forta dhe në Europë.
Shpresojmë që nga viti tjetër të ndalim Juventusin, por do të jetë e vështirë sepse Juventusi është i ndërtuar për të fituar duke nisur nga shoqëria e më pas si ekip. Duhet ta marrim si shembull, kur një skuadër fiton atëherë do të thotë se është e fortë në gjithçka.
Është e kompletuar, ka stadiumin personal dhe mund të marketojë më lehtësisht se të tjerët. Dhe fusha i provon të gjitha, kjo do të thotë se ata janë më të mirët në Itali dhe ndër më të fortët në Europë. Kanë blerë Ronaldon që është ende më i miri dhe pas shumë viteve pa triumf në Europë, tashmë kanë objektiv kryesor Champions League”, tha Toti.
/a.meta