Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa me vlerë 11 miliardë dollarë në produktet që vijnë nga Bashkimi Evropian, një ditë pasi zyrtarët tregtarë amerikanë propozuan një listë të produkteve të BE-së si pjesë e një debati të vazhueshëm për aeroplan-mbajtëset.
“Organizata Botërore e Tregtisë thotë se shkurtesat e Bashkimit Evropian në kompaninë “Airbus” kanë pasur një ndikim negativ në Shtetet e Bashkuara, e cila tani do të vë tarifa 11 miliard dollarëshe në produktet e BE-së. BE-ja e ka shfrytëzuar avantazhin e SHBA-së në tregti për shumë vite. Kjo do të marrë fund së shpejti”, shkroi Trump në një postim në Twitter.
Dy palët kanë qenë të bllokuara për vite të tëra në një mosmarrëveshje botërore të tregtisë mbi pretendimet e dyanëshme të ndihmave joligjore për aeroplanët gjigantë, pasi kompania “Airbus” me bazë në Holandë dhe kompania “Boeing” me bazë në SHBA kanë tentuar të fitojnë avantazh në biznesin botëror të aeroplanëve.
Përfaqësuesit amerikanë të tregtisë të hënën njoftuan për planin për produktet e shenjëstruara si hakmarrje për shkurtesat e aeroplan-mbajtësve evropiane, ndërsa një listë përfundimtare pritet të dalë këtë verë.
Ndërkohë, BE-ja ka filluar të përgatitet për hakmarrje për shkurtesat e kompanisë “Boeing”. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i BE-së.
Lëvizjet vijnë pas mosmarrëveshjeve mbi subvencionet, të cilat kanë qenë të pranishme në Organizatën Botërore të Tregtisë për gati 15 vjet dhe të cilat kanë arritur kulmin, shkruan “Reuters”.
/a.meta