Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE, Genoveva Ruiz Calavera ndodhet në një vizitë zyrtare, në Tiranë.
Gjatë vizitës së saj, Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.
Mësohet ndër të tjera se gjatë vizitës është diskutuar për Reformën në Drejtësi.
Takimi i tyre është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të delegacionit të BE, në Shqipëri.
“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @CalaveraRuiz në Tiranë.
Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania.
# EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.