Artisti Bujar Kapexhiu i ftuar në “Provokacija”, ka rrufur momente interesante nga jeta e tij, ku dhe ka treguar se si prindërit e dërguan të studionte për inxhinieri jashtë dëshirës së tij. Ndër të tjera regjisori ka rrëfyer një moment ku regjimi i kohës e kishte dënuar dhe për disa vite kishte punuar në kombinatin “Josif Pashko”.
Mustafa Nano: Unë di që ashtu si edhe unë ju keni tentuar të bëheni inxhinier. Unë u bëra po ju nuk u bëtë inxhinier.
Bujar Kapexhiu: Fatmirësish nuk u bëra. Them fatmirësisht pasi pasioni im që në vogëli ka qenë teatri dhe vizatimi. Me këto të dyja jam marrë vazhdimit dhe nuk më shkonte në mëndje që do të bëhesha inxhinier. Por prindërit e mi kishin shumë dëshirë meqë në gjimnaz isha me nota të mira meqë merresha me vizatim dhe pikturë menduan që unë mund të isha një arkitekt i mirë. Kështu që vendosën që do shkojnë për inxhinieri pa dëshirën time. Unë kam mbaruan gjimnazin tek “Petro Nini Luarasi”.
Mustafa Nano: Kur morët goditjen pas festivalit të 11 dhe pastaj për dy tre vite ju keni bërë punëtorin e zakonshëm?
Bujar Kapexhiu: Ju thatë se kam qenë një punëtor i zakonshëm por në fakt unë kam qenë një punëtor i jashtëzakonshëm. Sepse jo vetëm që isha punëtor me arsim të lartë, por unë isha shumë i fuqishëm dhe gjithmonë merresha me sport dhe kur vajta atje për të punuar ishte një punë që e bënin vetë, në kombinatin “Josif Pashko”. Ishin disa karroca që merrnin katro tubat e mëdha dhe këtë punë e bëni katër vetë.
Unë me një mikun tim edhe ai një burrë shumë i fuqishëm bëmë një kërkesë që këtë punë do ta bëjmë ne dy vetë. Dhe kështu ne të dy e bëmë atë punë dhe u përgatita akoma më mirë nga ana fizike. Ishte punë e rëndë dhe punoja shumë.
Kishte edhe një gjë të bukur shumë se kur bënim mbledhjen kishte iniciativa të ndryshme dhe na thohej se kush do të punojë dy turne. Kishte nga ata që kundërshtoni se jo kush do punojë dy turne.
Por i pari që nurja dorën për të punuar dy turne isha unë. Na thohej se kush do të shkojë në fabrikën e çimentot të mbushë thasët i pari që ngreja dorën isha unë dhe të tjerët thoshin jo. Unë dukesha si grevëthyes. Mirë më kanë trajtuar mirë, jashtëzakonisht mirë.
Unë kot shkoja nëpër mbledhja sepse hyja me dorën lart gjoja për t’u thënë më çoni ku të doni. E kam kaluar shumë bukur atë periudhe dhe e shikoj edhe me nostalgji. Ata ishin njerëz të thjeshte dhe të mirë dhe të gjithë mundoheshin që të ma lehtësonin punën.