Gjatë një bashkëbisedimi në Rrajcë, kryeministri nuk ka kursyer as urimet për kryebashkiaken e LSI-së, Miranda Rira.
“I uroj jetë të gjatë bebes së sapolindur të Mirandës dhe e siguroj se pas 30 qershorit do t’i japim mundësinë të kujdeset më shumë për të” – tha Rama duke nënkuptuar se PS do ta fitojë bashkinë e Prrenjasit.
Një javë më parë, Rira i dërgoi një letër ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca-s, ku i shprehte shqetësimet e saj në lidhje me buxhetin duke akuzuar qeverinë për bllokimin e tij.
Ndërsa lajmin e lindjes së fëmijës, ajo e ka mbajtur të fshehtë.
/a.r