Adriatik Alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandatin e deputetit, si pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017.
Pyetur nëse mund të jetë Rudina Hajdari Kryetarja e grupit parlamentar të PD, Alimadhi thotë se nuk e sheh si drejtuese e një lëvizjes të re, ndërsa paralajmëron se grupe parlamentare do të krijohen.
“Nuk e di a do ta pranojë PD. Personalisht më intereson Balli Kombëtar. Sa i përket pyetjes së dytë, nuk mendoj, megjithatë çdo deputet është i pavarur për t’u shprehur dhe vendosur sipas orientimit të tij politik, por jam i sigurtë që grupe parlamentare do të krijohen,” tha Adriatik Alimadhi në një intervistë për portalin “Dosja”.
/a.rada