I ftuar në Argument, për të folur rreth financimit të partive politike, ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Sipas tij partitë politike financohet nga aktorë të ndryshëm, ku më kryesori qëndron biznesi.
‘’ Financimi i bizneseve tek partitë politike, nuk duhet të shihet si problem pasi disa prej tyre ndodhen shumë pranë sektorit të politikës.
Në fakt, Shqipëria ka problem financimin e huaj. Luzim Basha është financuar nga forcat ruse, dhe në këtë rast mund të themi se kemi një problem shumë të madh politik, i cili do të ndiqet ligjërisht.’’- thekson Bushati.
I pyetur rreth financimit jo vetëm të Partisë Socialiste, por konkretisht edhe për Kongresin e saj, Bushati deklaroi për ‘Argument’ se është i gatshëm të tregojë transparencë të plotë për shpenzimet e Kongresit të Partisë Socialiste, që nisi të shtunën e javës së kaluar.
Gjatë emisionit ai preku një nga dilemat më të mëdha që ka vendi ynë, atë të reformës zgjedhore.
‘’Ne tani kemi 99 deputetë në parlament dhe nuk kemi asnjë arsye se përse mos të vazhdojmë me reformën zgjedhore.’’
/a.meta