Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka publikuar fotografi nga një kuzhinë në Bavari të Gjermanisë. Atje Hoxhaj po merr pjesë në fushatën e kandidatit për eurodeputet, Marcus Ferber, nga partia CSU.
“Sapo filloi gatimi në Bayern 👨🍳 duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian”, ka shkruar zëvendëskryeministri në Facebook.
Ai ka treguar se ky organizim u bë nga biznesmeni kosovar Ilir Seferi. Hoxhaj bashkë me eurodeputetin gjerman kanë veshur uniformat e kuzhinerit dhe duket se së bashku kanë gatuar për përkrahësit e Ferberit.
/a.meta