Një tjetër kandidat në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës të Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit.
Korab Lita ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, ku pritet që në mbledhjen e radhës të KQZ-së ai të marrë zyrtarisht mandatin për tu betuar më tej në Kuvend.
Korab Lita në listat e qarkut të Tiranës, bëhet kështu anëtari i 100 i parlamentit. Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë, ndërsa bashkë me 79 mandatet e mazhorancës kuvendi aktual ka 99 deputetë.
g.kosovari