Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij një orë pas fillimit të protestës.
Ai tha para militantëve të opozitës joparlamentare se protesta është asambleja e vetme dhe kushtetuese, raporton JavaNews.al
“Ky është Parlamenti i vetëm që njoh unë. Përballë nesh ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka njohur Europa e pasluftës, e kryesuar nga arkitetki i Shqipërisë kolumbiane, Edi Rama.
Për gjashtë vite me radhë, rriti taksat dhe çoi në vetëvrasje dhjetëra familjarë që nuk paguanin dot dritat. Rriti naftën, shkatërroi dhjetëra e mijëra protesta. Qindra mijëra i çoi në kurbet” – tha Basha ndër të tjera.
/javanews/a.rada