Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen ‘Hasan’ të Fushë Krujës.
Lënda plasëse i është vënë një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Makina është në pronësi të shtetasit Afrim Cekut, i cili sipas policisë nuk raportohet të ketë konflikte me njeri.
Fatmirësisht nga shperthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur hetimet e menjëherëshme për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.