Bien në pranga dy shqiptarë në Britaninë e Madhe të cilët punon si “kopshtarë” kanabisi që kujdeseshin për një “fabrikë” droge me vlerë 1 milionë paund.
BBBC shkruan se 29-vjeçari Daniel Muhaj dhe 35-vjeçari Eglant Selenica, ishin pjesë e një rrjeti kriminal.
Ata jetonin në një zonë industriale në Redgrave, Suffolk.
Dy shqiptarët e arrestuar u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit në një gjykatë në Ipswich.
Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u sinjalizua për aromën e fortë të kanabisit nga pronari i ndërtesës dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë.
Dy shqiptarët rrezikojnë nga tre vite e gjysmë burg.
/a.r