Ish deputeti Klevis Balliu ka qenë prezent në protestën e Astirit ku foli rreth arrestimit të njërit prej protestuesve të Unazës për të cilin gjykata vendosi të mbahet në burg.
Balliu e quajti këtë akt si rikthim të gjykatave komuniste në Shqipëri.
“Sot ai zyrtarizoi diçka, që është rikthimi i gjykatave komuniste. Unë e kam parë me sytë e mi Dorian Protoduari nuk ishte fare i përfshirë në protestë.
Por mbiemri Protoduari e tremb këtë qeveri. Si partinë e baballarëve të tyre që ka pushkatuar me dhjetra njerëz nga ky fis”,u shpreh ish deputeti.
Gjatë fjalës së tij, Balliu sulmoi edhe kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
“Kukulla Arta Marku nuk merret sot të gjejë 1500 vrasës që janë ende pa u dënuar merresh me banorët e Unazës që protestojnë për të drejtën e tyre”,-deklaroi ai.
Më tej Balliu u shpreh se 16 Marsi i solli parainfarkt por 13 Prilli dita kur do të mbahet protesta e radhës do t’i sjelli infarkt sipas Balliut.
“Ti o njeri e ke marrë peng këtë vend. Të mbash pushtetin e ke të vështirë. Ti nuk arrin të kuptosh se deri ku ka arritur urrejtja e qytetarëve ndaj teje.
Ti nuk arrin të kuptosh deri ku arrin inati i shqiptarëve me ty. Mendoj që ky njeri e ka mbushur kupën.
Mendoj që kohës së përcjelljes së mesazheve ndaj teje i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur koha të veprojmë.
Të të shkulim nga drejtimi i klikës tënde mafioze dhe të të shporrim. Edi Rama, 16 Marsi të solli parainfarktin por 13 Prilli do të të sjelli infarktin”,-tha Balliu.
/a.r