Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të opozitës se kushërinjtë e tij janë të lidhur me trafik droge dhe vrasje e grabitje.
Me anë të një postimi në Facebook, Ndreu ka shpërthyer tepër i irrituar, teksa shpjegon se nuk ka asnjë lidhje gjaku me asnjë person të përfshirë në krim.
Deputeti pretendon se në 5 breza as nga nëna e as nga babai, nuk gjen dot asnjë person të vetëm që të ketë pasur probleme me trafiqe e drogë, apo vrasje e grabitje.
Statusi i plotë i Ndreut:
Për djemtë e tezes sime!
Makineria e llumit ne mungese te alternatives ma ka saju ca djem teze qe ne fakt as ne 20 brez nuk takohemi me ta !
Nena ime eshte vet e 4-ta moter dhe une kam shume djem tezesh. Jam krenar per secilin prej tyre. Djem si ata me besoni ka pak ky vend. Asnjehere, asnjeri nga djemt e tezeve nuk eshte skeduar as kontigjent krimi, jo me ti kete bere nje te keqe kujt.
Keshtu qe fabrika e djemve te tezeve, qe mundohet te gjeje qimen ne syte e tjetrit e nuk sheh traun tek syte e vet, ka vellezer me burgim te perjetshem, por ne nuk ja kemi permende kurre. Dhe e dini ku eshte imoraliteti ?! Se keta qe i fryjne kesaj historie te paqene kane 25 vjet qe marrin vota nga ata, “djemt e mi te tezes” !
Deri ne 5 breza, me duhet te rithem, as nga nena e as nga babai, nuk gjeni dot asnje te vetem qe te kete pase probleme me trafiqe e droge, apo vrasje e grabitje sic kane ata qe nuk i ze gjumi nga meraku i mos gjetjes se nje njolle te ne. Integritetit te familjes time i shifni targen…!
Ne nuk fleme, ne punojme..!