Emiljano Korreshi, shqiptari 24-vjeçar i cili ishte arrestuar në tetor të vitit 2017 është dënuar ditën e sotme me 3 vjet e 9 muaj burg.
Në momentin e arrestimit në Piazzale Falcone, 24-vjeçari kishte me vete me 5 kg marihuanë.
Korreshi ishte pikasur më herët nga karabinierët, derisa u kap në flagrancë. Në përfundim të gjykimit, ai u dënua me 3 vjet e 9 muaj burgim.
Pas përfundimit të procesit gjyqësor, i riu u dërgua në burgun e Raguzës, atje ku do të vuajë dhe dënimin.
/a.r