Edhe ai eshte ne qender te kritikave, por gjithsesi Berisha eshte treguar i permbajtur.
Portieri i kombëtares, Etrit Berisha është shfaqur i vetëpërmbajtur në fundin e ndeshjes ndaj Turqisë, edhe pse u godit nga tifozët pas golit të dytë.
“Kemi lloj-lloj tifozësh që vijnë dhe personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi. Arbitri na kërkoi të pastronim fushën, por në ato momente ndodhi ajo që nuk e prisja.
Ne menduam që e kemi përgatitur lojën mirë, por këto gabime, fatkeqësisht po na ndëshkojnë shumë. Sidomos pas golit të dytë, loja ishte e mbyllur.
Duhet të themi të drejtën, që nuk është se luajtëm keq. Do të doja të fitonim ndeshjen me Andorrën, për të ngritur moralin.
Megjithatë shansi më i mirë do të ishte po të fitonim një ndeshje të rëndësishme, që do të na ndihmonte të rihapnim shpresat”, deklaroi Berisha.