Partia e Ballit Kombëtar pritet të ketë deputetin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për kryetarin Adriatik Alimadhi, që në zgjedhjet e vitit 2017 ishtë përfshirë në listën e PD-së në Qarkun Vlorë.
Në këtë qark PD arriti të merrte vetëm tre deputëte; Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj dhe Vangjel Dule. Ndërsa mbetën pa u zgjedhur Arben Ristani dhe pjesa tjetër e listës.
Mirëpo sot, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke pranuar marrjen e mandatit të deputetit.
Me Alimadhin, numri i deputetëve shkon në 100. Ky është një akt që Basha e cilëson si ‘tradhti’. Por nga ballistët edhe pritej…
/A.Rada