Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dënoi dje me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiç, i cili u shpall fajtor për krimet dhe gjenocidin e kryer kundër popullatës civile në Bosnje Hercegovinë.
Pas vendimit, Karaxhixh përmes avokatit të tij ka folur për televizionin publik serb, ndërsa shtoi se nuk është penduar për mijëra vdekje të shkaktuara në Bosnje Hercegovinë dhe konkretisht për masakrën e Sebrenicës, ku mbetëm të vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem. Ai i tha televizionit serb se viktimat e vërteta kanë qenë qytetarët serbë, të cilët dhanë jetën për një Serbi të lirë.
“Populli serb dhe unë së bashku me të, tashmë kemi fituar. Republika serbe është krijuar dhe populli serb është i lirë në vendin e tij. Mijëra të rinj serb dhanë jetën e tyre për Republikën e Serbisë. Viktimat më të mëdha ishin atë, që dhanë jetën për lirinë e popullit serb. Këta janë viktima të vërteta”, ka treguar Slladojevic pas një bisede që ka pasur me Karaxhiçin, gjysmë ore pas vendimit, shkruan B92
Ai shtoi se ky dënim është një hakmarrje e Tribunalit të Hagës.
“Nuk u dorëzuam as kur ishte shumë më vështirë, kështu që kurrë nuk do të ndalemi të luftojmë për të vërtetën rreth luftës sonë të drejtë në luftën që na është imponuar, e në të cilën u vranë njerëz të tri nacionaliteteve. Secila luftë rezulton me krime të cilat shteti ynë i dënoi dhe i ndoqi. Ne kemi luftuar me ndershmëri për lirinë dhe barazinë e popullit serb në Bosnje e Hercegovinë. Prandaj ne jemi gjithmonë dinjitoz kudo, nuk urrejmë të tjerët, dhe e ruajmë me krenari atë që është mbi ne, Republika Srpskan”, ka thënë ndër të tjera, Karaxhiç.
Krimineli serb Karaxhiç më herët ishte dënuar me 40 vjet burg, por përkundër apelimit, Gjykata e Hagës dje dha fjalën e fundit duke dënuar atë me burgim të përjetshëm. Si rezultat i agresionit serb dhe gjenocidit të kryer mbi popullatën civile të Bosnjës e Hercegovinës, kanë mbetur të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz të pafajshëm.
/g.kosovari