Një motor është gjetur i djegur te Ura e Mesit, ndërsa policia është nisur për në vendin e ngjarjes pasi dyshohet se është përdorur nga autorët që ekzekutuan Ferdinand Polian.
35-vjeçari nga Thethi u vra me breshëri plumbash në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.
Mësohet se ai ishte pronar i një bujtine, ndërsa nuk ka asnjë detaj mbi motivet e vrasjes.
Më herët, ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura, teksa çdo detaj për të kaluarën e tij do të shërbejë për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.
Sipas informacioneve të para viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet. /a.r